Fjalë Kyçe

Duda Balje e quan drejtësi të vonuar dënimin e Mladiqit

Duda Balje e quan drejtësi të vonuar dënimin e Mladiqit

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka komentuar dënimin e Ratko Mlladiq. Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.

“Për neve ka qenë një lajm shumë-shumë i mirë. Është një drejtësi e vonuar por është mirë që Tribunali po punon edhe pas 27 vjetëve”, tha Balje për RTV Dukagjini.

“Ngritja e Mlladiq nga një ushtarak karriere deri në gjeneral është mesazhi më i keq i nacionalizmit serb. Ai është bërë gjeneral pas krimeve”, shtoi ajo.

Balje ka kritikuar shtetin serb që e trajton si hero Mlladiqin.

“Momenti më i keq është sepse për Serbinë Ratko Mlladiq është një prej heronjve kombëtar dhe sa herë kemi thënë se ka gjenocid në Sebrenicë ata e kanë refuzuar një gjë të tillë”, tha Balje.

Balje ka tërhequr vërejtjen për kujdes nga ana e institucioneve të Kosovës lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Thotë se padia duhet të përgatitet mirë në mënyrë që të dalim fitimtarë.