Fjalë Kyçe

Durmishi merr një vendim tjetër, zbret çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer

Durmishi merr një vendim tjetër, zbret çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim për zbritjen e çmimit për paraqitjen e provimit për patentë shofer.

Me vendimin e ri, çmimi për paraqitjen e provimit për patentë shofer do të kushtojë 10 euro, transmeton lajmi.net.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se Durmishi këtë vendim e ka marrë sot, kur i njëjti ka pezulluar edhe marrëveshjen për tiketa ngjitëse prej 5 eurove pas kritikave të shumta që pranoi nga opinion.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit nr.05/L-064 për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim.