Fjalë Kyçe

Dy 18-vjeçarë në gjendje të rëndë nga vetaksidenti në Lipjan

Dy 18-vjeçarë në gjendje të rëndë nga vetaksidenti në Lipjan

Dy persona të moshës 18 vjeç janë lënduar rëndë në një vetaksident të ndodhur në fshatin Leletiq të Lipjanit.

Vetura në të cilën ishin viktimat, është rrotulluar disa herë në rrugën “Ushtria Çlirimtare” dhe pastaj ka rënë disa metra jashtë rrugës.

Të rinjtë e aksidentuar fillimisht janë ndihmuar nga banoret e këtij fshati duke ua dhënë ndihmën e parë, ndërkohë edhe ekipi i emergjencës në QKMF të Lipjanit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Gjendja e dy te lënduarve është mjaft e rëndë. Unë së bashku me banorët e fshatit ua kemi dhënë ndihmën e parë dhe pastaj kanë ardhur ekipet dhe tash u nisen për emergjencë”, ka thënë njëri nga banorët e fshatit në kushte anonime, por që identiteti i së cilit është i njohur për redaksinë.

Edhe burime brenda policisë në Lipjan e kanë konfirmuar rastin dhe kanë treguar se janë duke e trajtuar si vetaksident shkaku i mospërshtatjes së shpejtësisë së lejuar në rrugën regjionale Magurë-Shalë.