Fjalë Kyçe

Dy autostradat do të mbyllen përkohësisht të premten dhe të shtunën

Dy autostradat do të mbyllen përkohësisht të premten dhe të shtunën

Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat të premten dhe të shtunën, atë “Arbën Xhaferi” dhe atë “Ibrahim Rugova”.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:

Më 20 qershor – nga ora 10:00-14:00 autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë-Hani i Elezit.

Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.