Dy persona kanë rrezikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin në Fier.
Bëhet fjalë për A.A dhe F.R, të cilët menjëherë u dërguan me urgjencë në spital.
Ballkan Web mëson se dy personat u dërguan në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Atyre u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.