Fjalë Kyçe

Dy ditë para zgjedhjeve, Rama e Abdixhiku “ëmbëlsohen” me më të dashurit e tyre (FOTO)

Dy ditë para zgjedhjeve, Rama e Abdixhiku “ëmbëlsohen” me më të dashurit e tyre (FOTO)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është parë sot në njërën prej ëmbëltoreve më ikonike të Prishtinës, atë me emrin ELIDA që gjendet brenda Pallatit të Rinisë, i shoqëruar nga bashkëshortja e fëmijët e tij, së bashku edhe me shefin e partisë Lumir Abdixhiku, i cili në krah e kishte të shoqen.

Duket se pas gjithë ditëve të angazhimit rreth fushatës zgjedhore, sot ata kanë dashur të tregojnë se janë edhe familjarë të përkushtuar.