Fjalë Kyçe

Dy djem nga Kosova ngjisin majën e Çikës në Vlorë me motorë

Dy djem nga Kosova ngjisin majën e Çikës në Vlorë me motorë

Për herë të parë në histori dy djemtë e grupit Motocross Theranda nga Suhareka, Luan Shala dhe Agron Kelmendi ngjisin majën e Çikës në Vlorë me motorra.

Ngjitja për në majën e Çikës zakonisht eshtë bërë në këmbë per shkak të terrenit të thepisur por dy të rinjtë kanë sfiduar terrenin e vështirë shkëmborë dhe kanë arritur në majën e Çikës.

Udhëtimi i tyre ka filluar nga Qafa e Llogarasë në drejtim të majës së Çikës e cila ju ka zgjatur 7 orë.

Të rinjtë e Suharekës, malin e Çikës e kanë vizituar edhe një muaj më parë por për shkak të mjegullës dhe borës nuk mundën të arrijnë majën e saj.