Fjalë Kyçe

Dy djemtë nga Kosova po bëhen “copash” për Melisën në Për’puthen

Dy djemtë nga Kosova po bëhen “copash” për Melisën në Për’puthen

Dy konkurrentët nga Kosova në emisionin “Për’puthen”, Atdheu dhe Andi janë duke ‘luftuar’ që të rrëmbejnë zemrën e saj.

Andi gjatë kësaj jave kishte një takim me Melisën, të cilët u shfaqen shumë të lumtur përkrahë njëri tjetrit.

Xhelozia e Atdheut bëri që në studio të krijohen shumë debate, ndër të tjera Andi i kishte thurur një poezi asaj, duke e bërë atë të skuqet.

Por, Andi dhe Melisa nuk ishte takimi i parë mes tyre pasi ata ishin takuar edhe më herët në ditëlindjen e artistit, Ardit Çunit, për të cilën e pranuan që të dy.