Fjalë Kyçe

Dy ekipe të mëdha kërkojnë yllin e Chelseas

Dy ekipe të mëdha kërkojnë yllin e Chelseas

Chelsea është dënuar nga FIFA me dy afate mos transferime të lojtarëve, andaj kjo gjë po u shkakton problem.

Përveç Eden Hazard që dëshiron të transferohet te Real Madrid, tani është edhe N’Golo Kante që e dëshiron largimin, transmeton lajmi.net.

Sipas Le10Sport, Juventus dhe skuadra spanjolle janë future në garë për ta transferuar mesfushorin francez nga Chelsea.

Skuadra londineze po refuzon ta shet mesfushorin, por është ky i fundit që dëshiron të largohet nga Stamford Bridge.