Fjalë Kyçe

Dy fëmijë në Shtime goditen nga vetura, vdesin në spital

Dy fëmijë në Shtime goditen nga vetura, vdesin në spital

Dy fëmijë kanë vdekur nga një aksident rrugor në fshatin Carralevë të Shtimes gjatë së dielës në orën 16:12. Policia njofton se vetura ishte duke lëvizur në rrugën Shtime-Prizren ndërsa duke mos e përshtatur shpejtësinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës ku ka goditur këmbësorët.

“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i veturës, V.M është ndaluar për 48 orë.

“Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.