Fjalë Kyçe

Dy fëmijë, vodhën 300 euro nga arka e ndihmave në xhami

Dy fëmijë, vodhën 300 euro nga arka e ndihmave në xhami

Janë arrestuar dy të mitur në Kamenicë, pasi që ditë më parë kishin vjedhur 300 euro nga arka e ndihmave në xhamin e fshatit.

Me vendim të prokurorit janë liruar, thuhet në raportin e PK.

“Fsh. Petrovc, Kamenicë 10.09.2022 – 05:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.