Fjalë Kyçe

Dy ish-ushtarë të UÇK-së kalojnë në Vetëvendosje

Dy ish-ushtarë të UÇK-së kalojnë në Vetëvendosje

Ushtarakët Bejtullah Osmani dhe Bedri Azemi janë bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Bejtullahu Osmani në qershor të vitit 1998 u kthye nga disa vite emigrim në Zvicër për t’u bërë pjesë e UÇK-së në Zonën e Shalës dhe të Karadakut.

Pas luftës, ka përcjellë transformimin e UÇK-së në TMK për të shërbyer në Zonën numër 6 të saj dhe më pas ka qenë pjesë e FSK-së në Batalionin e Reagimit të Shpejtë deri në daljen në pension”.

“Bedri Azemi prej vitit 1981 nuk ka munguar në angazhimin kombëtar deri në mobilizimin brenda radhëve të UÇK-së. Në TMK ka mbajtur gradën nënkolonel dhe ka qenë shef kabineti në Komandën e Logjistikës. Aktualisht jeton në Itali me familjen ku edhe ushtron një biznes të vogël në ndërtimtari”.

“Bejtullahu dhe Bedriu kanë qenë gjithnjë në nivelin e detyrës qytetare, patriotike dhe ushtarake. Përvoja dhe përgatitja e tyre na ndihmojnë t’i paraprijmë të ardhmes tonë të mirë e të përbashkët”.Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kurtit në Facebook.

Statusi i plotë i Albin Kurtit:

Bejtullah Osmani dhe Bedri Azemi janë bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dy ushtarë me përvojë si në luftë ashtu edhe në paqe.

Bejtullahu Osmani në qershor të vitit 1998 u kthye nga disa vite emigrim në Zvicër për t’u bërë pjesë e UÇK-së në Zonën e Shalës dhe të Karadakut. Pas luftës, ka përcjellur transformimin e UÇK-së në TMK për të shërbyer në Zonën numër 6 të saj dhe më pas ka qenë pjesë e FSK-së në Batalionin e Reagimit të Shpejtë deri në daljen në pension.

Bedri Azemi prej vitit 1981 nuk ka munguar në angazhimin kombëtar deri në mobilizimin brenda radhëve të UÇK-së. Në TMK ka mbajtur gradën nënkolonel dhe ka qenë shef kabineti në Komandën e Logjistikës. Aktualisht jeton në Itali me familjen ku edhe ushtron një biznes të vogël në ndërtimari.

Bejtullahu dhe Bedriu kanë qenë gjithnjë në nivelin e detyrës qytetare, patriotike dhe ushtarake. Përvoja dhe përgatitja e tyre na ndihmojnë t’i paraprijmë të ardhmes tonë të mirë e të përbashkët.