Fjalë Kyçe

Dy këmbësore lëndohen nga një veturë në Prishtinë

Dy këmbësore lëndohen nga një veturë në Prishtinë

Pak orë më parë ka ndodhur një aksident të Katedralja në Prishtinë. Policia e Kosovës ka treguar se në këtë aksident janë lënduar dy persona. Siç bëhet e ditur dy këmbësore janë goditur nga një veturë.

Lajmin për aksidentin e ka dhënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:30 policia ka pranuar një informate për një aksident në udhëkryqin kryesor të Katedralja në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë V.A (femër) dhe M.R (femër). Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor” thotë Ahmeti, për Gazetën Alo.

Ajo ka thënë se njësitet policore iu kan përgjigjur rastit menjëherë dhe janë në proces të ekzaminimit të vendit të ngjarjes./Gazeta Alo/