Fjalë Kyçe

Dy nxënëse lëndohen nga aksidenti në Gjakovë

Dy nxënëse lëndohen nga aksidenti në Gjakovë

Dy vajza të moshës 17 dhe 19 vjeçare janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Normalja e Gjakovës” në qytetin Gjakovës.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Lirije Podrimaj, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policinë.

“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Aksidenti kishte ndodhur nga një automjet udhëtarësh në lëvizje që kishte goditur dy këmbësor e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së ngasësit të automjetit dhe mospërshtatjes së rrethanave dhe kushteve të rrugës. Dy këmbësoret respektivisht viktimat e aksidentit femra të moshës 17 dhe 19 vjeçare janë dërguar nga kalimtarët e rastit për trajtim mjekësorë në Emergjencën e spitalit rajonal  “Isa Grezda” në Gjakovë”.

Ajo tha se sipas ekipit mjekësorë viktimat janë jashtë rrezikut për jetë të njëjtat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas dhënies së ndihmës së parë të dyja janë liruar për në shtëpi.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjakovë pas dy orësh ka arritur të identifikoj personin e dyshuar që ka shkaktuar aksidentin i cili është intervistuar dhe pas përfundimit të procedurave policore rasti kalon në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të shtetit”, ka thënë Podrimaj.