Fjalë Kyçe

Dy persona lëndohen e një shoqërohet në polici pas rrahjes në Prishtinë

Dy persona lëndohen e një shoqërohet në polici pas rrahjes në Prishtinë

Dy persona janë lënduar dhe një është shoqëruar në polici, pas një rrahjeje në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta.

“Sot, rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të forta, janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person, i cili ka qenë i përfshirë në përleshje”, tha ai.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.