Fjalë Kyçe

Dy persona të lënduar në aksidentin në Batllavë

Dy persona të lënduar në aksidentin në Batllavë

Një aksident trafiku në fshatin Batllavë të Podujevës ka përfunduar me dy persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njësiti trafikut rrugor”, ka konfirmuar policia