Fjalë Kyçe

Dy serbë ndalohen në Brnjak pasi tentuan të kalonin me teste fals për koronavirus

Dy serbë ndalohen në Brnjak pasi tentuan të kalonin me teste fals për koronavirus

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, sot gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

Pas kontrollit të dokumentacionit, gjatë intervistimit dy të dyshuarit: S.S., viti i lindjes 1990, mashkull dhe A.S., viti i lindjes 1987, mashkull, kanë pranuar se kishin falsifikuar dokumentet e prezantuara si teste për COVID 19 dhe sipas tyre ata nuk ishin testuar fare.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Express.