Fjalë Kyçe

Dy të akuzuarit pranojnë fajësinë për sulmin ndaj KFOR-it në veri – 6 muaj burgim ndaj njërit, e 6 mijë euro gjobë tjetrit

Dy të akuzuarit pranojnë fajësinë për sulmin ndaj KFOR-it në veri – 6 muaj burgim ndaj njërit, e 6 mijë euro gjobë tjetrit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, të akuzuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, në maj të vitit të kaluar.

Aktgjykimi u dha pasi palët kanë arritur një marrëveshje me Prokurorinë Speciale dhe kanë pranuar fajësinë për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Petroviq është dënuar me 6 mijë euro gjobë dhe Obrenoviq me 6 muaj burgim, e në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Nën masën e tillë, Obrenoviq kishte qëndruar për mbi 5 muaj.

Të dy u arrestuan më 29 maj të vitit të kaluar në Zveçan në veri të Kosovës, gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.