Fjalë Kyçe

Dy të lënduar në një aksident, në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’

Dy të lënduar në një aksident, në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, në të cilin janë përfshirë tre persona.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.