Fjalë Kyçe

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Express

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.