Fjalë Kyçe

Dy të plagosurit në Bardhosh janë burrë e grua

Dy të plagosurit në Bardhosh janë burrë e grua

Dy persona kanë mbetur te plagosur nga arma e zjarrit në fshatin Bardhosh të Prishtinës, teksa bëhet e ditur se të njëjtit janë burrë e grua.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë dhe pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale, njofton Klankosova.

Teksa hetuesit policorë kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.