Fjalë Kyçe

Dy të vdekur, shumë të lënduar dhe shumë gjoba në trafik për 24 orë

Dy të vdekur, shumë të lënduar dhe shumë gjoba në trafik për 24 orë

Dy të vdekur dhe 19 të lënduar, ka përfunduar 24 orëshi i kaluar, njofton Policia e Kosovës.

Dëmet në njerëz të gjithë kanë qenë nga aksident në trafikun rrugor, ku për 24 orë kanë ndodhur 51 aksidente, nga të cilat 2 me fatalitet, 19 me të lënduar, dhe 30 aksidente pa të lënduar, transmeton GazetaAlo.

Po ashtu për shkelje të rregullave në trafikun rrugor, Policia njofton se janë shqiptuar 612 gjoba.

Policia njofton gjithashtu se për 24 orët e kaluar janë arrestuar 16 persona ku 12 prej tyre janë dërguar në paraburgim dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit./GazetaAlo/

 

Aksidente fatale 002
Aksidente me të lënduar 019
Aksidente pa të lënduar 030
Tiketa trafiku të shqiptuara 612
Arrestime 016
Në mbajtje 012
Në vuajtje të dënimit 002