Fjalë Kyçe

Dy vdekje të dyshimta në Pejë e Mitrovicë

Dy vdekje të dyshimta në Pejë e Mitrovicë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Pejë dhe Mitrovicë.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në Pejë është gjetur i vdekur një burrë në shtëpinë e tij. njoftohet se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pa jetë me vendim të Prokurorit është dërguar për obduksion. Rasti është nën hetime.

Ndërkaq në Mitrovicë është raportuar se në ndërtesën e ish-shtëpisë së shëndetit, është gjetur pa shenja jete një burrë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.