Fjalë Kyçe

Dy vëllezër ia thyejnë hundën një pjesëtari të FSK-së në Fushë-Kosovë

Dy vëllezër ia thyejnë hundën një pjesëtari të FSK-së në Fushë-Kosovë

Një pjesëtar i FSK-së, nga Fushë Kosova, është rrahur keq nga dy vëllezër, fqinjë të tij, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Si pasojë e rrahjes, ushtari kosovar ka pësuar frakturë në hundë.

Ngjarja është denoncuar mbrëmë në polici, rreth orës 23:00, shkruan Reporteri.net.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Behet e ditur se pjesëtari i FSK-së ka marrë trajtim mjekësorë, për frakturën në hundë.