Fjalë Kyçe

Dy vëllezër infektohen me murtajë pasi hëngrën mishin e marmotit

Dy vëllezër infektohen me murtajë pasi hëngrën mishin e marmotit

Dy vëllezër, të moshës 27 dhe 16 vjeçe, kanë marrë sëmundjen vdekjeprurëse murtajën pasi kishin gjuajtur dhe konsumuar marmotin, kafshë në shtetin e tyre Mongolinë.

Testimet e sëmundjes në laborator erdhën pozitivë si murtajë, sipas Qendrës Kombëtare për Sëmundje Zoonotike të Mongolisë, shkruan The Independent.

Ministria e Shëndetësisë tha në fillim të javës së kaluar, se pacienti 27 vjeç po trajtohej për “murtajën nga marmoti dhe sëmundje të mushkërive”. Ai ishte në “gjendje të rëndë dhe kishte shumë organe që po i dështonin”, ka shtuar ky departament.

Edhe vëllai i tij i vogël po merrte trajtim për murtajën, sipas ministrisë së shëndetësisë, transmeton KOHA.

Autoritetet janë duke u munduar të karantinojnë rajonet e caktuara në provincën Khod dhe kanë identifikuar me qindra njerëz që kanë qenë në kontakt me të sëmurit.

Marmotët edhe në të kaluarën kanë shkaktuar murtajën tek njerëzit.

Para disa viteve, një djalosh 10 vjeç u sëmur me murtajë pasi që kishte dalë në gjueti me gjyshin në malet e Siberisë. Mendohet se ishte infektuar pasi që ia kishte rrjepur lëkurën një marmoti.