CCTV ka kapur një moment kur një burrë del nga makina për të shpëtuar një fëmijë, që doli të kërcente nga kati i pestë i ndërtesës.
Tonik Turghanbek mori djalin dy vjeçar, i cili ra nga një dritare e apartamentit të katit të pestë në veri-perëndim të Kinës.
Ai kishte parkuar makinën e tij aty pranë, kur vuri re fëmijën që binte.
“Në momentin që e pashë, ai ishte duke rënë. Unë nuk mendova për asgjë për momentin, dhe më pas e kapa”, tha 28-vjeçari.
Turghanbek dhe fëmija u dërguan në spital por nuk pësuan lëndime kritike.