Fjalë Kyçe

Dy vrasjet në lokale ditëve të fundit, Qeveria pritet të marr sot një vendim

Dy vrasjet në lokale ditëve të fundit, Qeveria pritet të marr sot një vendim

Qeveria do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku në rend dite janë 11 pika, shkruan Gazeta Express.

Mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

Në rend dite është shqyrtimi I propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023 (ZKM).

Poashtu, në Qeveri sot do të shqyrtohet Projekt-udhëzimi Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe hapësirave tjera të ngjashme (MPB).