Fjalë Kyçe

Dyshimet pë mashtrime në testimin për patentë shofer – arrestohet kandidati dhe pronari i një autoshkolle në Prishtinë

Dyshimet pë mashtrime në testimin për patentë shofer – arrestohet kandidati dhe pronari i një autoshkolle në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, që ndërlidhen me çështjen testimit për patentë shofer.

Siç njofton policia tek njëri i dyshuar janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer.

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir po përvetësojnë 9 milionë …Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli der…I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim LiciSharon Stone thotë se të jesh një personazh i famshëm kushton: Paguaj afro tre mijë eur…Po bashkëjetonte me një të mitur – arrestohet një person në Rahovec
“Lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërkaq rasti mbetet në hetime.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një postim në Facebook, ka shkruar se do ti ndalin të gjitha keqpërdorimet.

“Sot, në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, gjatë monitorimit të procesit te provimit, Komisioni Monitorues ka hasur në një person të dyshimtë i cili ka qenë i pajisur me kufje dhe kamerë. Këto mjete i njëjti i ka shfrytëzuar me qëllim të dhënies së provimit në kategorinë C. Komisioni Monitorues pasi ka vërtetuar dyshimet e tyre, kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe se tani ndaj të njëjtit dhe autoshkolles është hapur rast në Polici”, ka shkruar Durmishi.