Fjalë Kyçe

Dyshimet se parashutistë serbë u lëshuan në kufi me Kosovën, policia del menjëherë në atë zonë

Dyshimet se parashutistë serbë u lëshuan në kufi me Kosovën, policia del menjëherë në atë zonë

Në media sot u raportua se disa parashutistë serbë janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e Podujevës.

Në lidhje me këto deklarata kanë reaguar nga Policia e Kosovës.

Ata me anë të një komunikate për media kanë bërë të ditur se policia me njësitet e saja ka dalë menjëherë në terren dhe ka patrulluar në atë zonë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, është kontaktuar edhe personi që ka dhënë informatat fillestare.

Sidoqoftë, Policia thotë se nuk ka hasur në parashutistë.

Postimi i plotë:

Informacion zyrtar

Prishtinë 29.06.2022

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutusitë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e komunës së Podujevës.

Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare.

Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.