Fjalë Kyçe

Dyshohet për helmimin e qenve në Prishtinë, tre prej tyre ngordhin

Dyshohet për helmimin e qenve në Prishtinë, tre prej tyre ngordhin

Disa qenë endacakë dyshohet se janë helmuar në lagjen “Matiqan” në Prishtinë.

Sipas një video të publikuar në faqen në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, shihet një qen duke ngordhur teksa sipas tyre as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ti shpëtojë ata.

“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. 3 të ngordhur deri tani. Njërin, Majen tentuam me shpëtu mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti me shpëtu”, thuhet ndër të tjera në një postim.