Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24’orësh se dje në Prishtinë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprat penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe dhunim.
I dyshuari është dërguar me vendim të prokurorit në mbajtje.
“Lidhur me rastin me datën 26.06.2019 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se i ka kryer veprat penale të cekura më lart ndaj viktimës së mitur mashkull K/Shqiptar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftimin e policisë.