Fjalë Kyçe

Dyshohet se edhe një grua nga Gjilani ka ndërruar jetë nga gripi i derrit

Dyshohet se edhe një grua nga Gjilani ka ndërruar jetë nga gripi i derrit

Gripi i derrit ende është i pranishëm në Gjilan dhe për pasoj kanë ndërruar jetë dy persona, gjatë ditëve të fundit. Derisa dyshohet se sonte edhe një grua ka ndërruar jetë nga ky grip. Bëhet fjalë për një 61 vjeçare (1958) nga Pozhorani.

Edhe një grua nga Gjilani po dyshohet se para pak orëve ka ndërruar jetë si pasoje e gripit të derrave (‘Gripi A H1N1’). Bëhet fjalë për një 61 vjeçare (1958) nga Pozhorani.

E njëjta fillimisht është dërguar në spitalin e Gjilanit ku me anë të fotografimeve dhe kontrolleve është drejtuar për në Infektive të QKUK-së, me dyshimet se u prekë nga gripi i derrit, dhe pas një orë ka ndërruar jetë në QKUK, shkruan Gazeta Express.

Kjo është viktima e dyte nga Gjilanit qe ka humbur jetën brenda një jave si pasojë e AH1N1.

Ndërkohë që janë edhe tre raste të tjera të dyshuara me grip të derrave që po trajtohen.