Fjalë Kyçe

Dyshohet se në Ferizaj u dhunua një femër me probleme psikike

Dyshohet se në Ferizaj u dhunua një femër me probleme psikike

Një femër me probleme psikike dyshohet se është dhunuar, kështu ka raportuar në polici vëllai i saj.

Policia njofton se viktima është dërguar në strehimore dhe më pas për kontroll mjekësore.

Policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Ferizaj 10.09.2021-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij viktima femër kosovare (me problem psikike) është dhunuar nga persona të pa njohur. Viktima është dërguar në strehimore dhe më pas do të dërgohet në kontroll mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.