Fjalë Kyçe

Dyshohet se një pjesëtare e policisë vrau 4 anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan

Dyshohet se një pjesëtare e policisë vrau 4 anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.

Dyshohet që një pjesëtare e Policisë së Kosovës i ka qëlluar për vdekje 4 anëtarët e familjes dhe në fund edhe veten.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se po dyshohet për vrasje dhe se njësitet e saj kanë arritur në vendin e ngjarjes.

“Për momentin nuk mund të konfirmojmë asgjë. Është prokurori këtu dhe është rast i rëndë, andaj njëherë për njëherë nuk kemi asnjë informatë”, ka thënë shkurt Hashani.