Portieri i Vëllaznimit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Alo
Muhaxhiri ka marrur kritika të mëdha pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Trepçës 89 në ndeshjen e barazhit.
Përmes një postimi në Facebook, Muhaxhiri, ka thënë se është i gatshëm të përballet me çdo për të dëshmuar pafajësinë.
“Une Altik Muhaxhiri ju bej thirrje te gjitha organet hetuese qe te hetohet rasti im.
Ju boj thirrje te gjithe atyre qe po me akuzojne dhe te cilit kan me te voglin fakt qe Altik Muhaxhiri ka gisht ne kurdisje te lojes ti dorezojne ne organet hetuese te shtetit dhe e verteta te zbardhet sa me shpejt jom i gatshem te deshmoj ne pafajsine time ne qdo moment”, shkroi ai. /Gazeta Alo