Dje në Podujevë është raportuar për të dyshuarin mashkull, shqiptari i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia e Kosovës, përcjell Gazeta Alo.