Një transfer befasues ka ndodhur sot. Gjiganti evropian Barcelona e ka transferuar Marveille Ndockyt, i cili para dy vitesh ka luajtur në Tiranë.
Ai u pat shitur nga Tirana ne Getafe per 600 mije euro ne vitin 2017 kurse sot e mori Barcelona, raporton GazetaExpress.
Nuk dihet ende shifra që blaugranët kanë paguar për ta huazuar 20 vjeçarin deri në fund të sezonit, me opsion blerjen përfundimtare para sezonit 2019-2020.
Kongolezi fillimisht do të luajë me Barcelonën B.