Ajo çka pritej të ishte një vizitë e zakonshme mjekësore përfundoi në një zbulim të pabesueshëm.
Një 38-vjeçar nga Brazili ka shkuar të konsultohet me disa mjekë pasi vuante nga dhimbje të forta në shpinë.
Mjekët i bënë një skanim CT të zonës së shpinës, në mënyrë që të diagnostikonin shkakun e dhembjes.
Ajo që i la mjekët të befasuar ishte fakti që personi kishte tre veshka. Raporti thotë se veshka e majtë e burrit ishte normale ndërsa ajo në të djathtë ishte shkrirë në dy veshka rreth zonës së legenit.
Raporti i shkruar në The New England Journal of Medicine (NEJM), tregon se ky person nuk kishte ndonjë problem me veshkat dhe të gjitha organet e tjera në trupin e tij duket se funksionojnë normalisht gjithashtu.
Kjo gjendje dyshohet të ketë lindur gjatë zhvillimit të embrionit. Por për shkak se nuk ka pasur simptoma të veçanta, pacienti nuk e ka ditur gjendjen e tij derisa e zbuloi rastësisht.