Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një 20 vjeçar pasi u deklarua i vdekur nga një spital privat, u zgjua pikërisht në funeralin e tij, transmeton Gazeta Metro.
The Independent shkruan se Mohammad Furqanit iu hoqen aparaturat pasi familja e tij nuk mundi t’u bëj ballë kostove të larta për shërim, por jo gjithçka shkoi ashtu siç dukej.
Furqan u zgjua pikërisht në momentin kur familjarët u mblodhën për ta djegur trupin e tij, e më pas ta hedhin në lum.
Personi në fjalë është dërguar me emergjencë në spital, ku edhe i janë vendosur pajisjet e nevojshme për shërim e mbijetesë.
Sidoqoftë, kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në Indi, e sidomos kundër spitalit privat të cilët e shpallën të vdekur atë.