Fjalë Kyçe

E dhimbshme/ 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në burgun italian

E dhimbshme/ 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në burgun italian

Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i vetëvarur në burgun e Salernos në Itali.

Gardianët e burgut gjetën trupin e pajetë të të riut të varur nga hekurat e dritares së qelisë pas mesnatës.

Sipas mediave italiane, i ndjeri kishte marrë dënim të formës së prerë dhe dënimi i përfundonte në vitin 2023, përcjell dosja.al

Stafi i burgut dhe gardianët mbetën të shokuar nga pamja e rëndë. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.