Dy motra binjake në Britaninë e Madhe, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, tre ditë nga njëra-tjetra.
Emma Davis, 37 vjeçe, infermiere, ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton, tre ditë pas vdekjes së motrës së saj binjake Katy, e cila gjithashtu punonte infermere. Ndërkohë motra e tyre e vogël, Zoe, zbuloi se Emma dhe Katy, nuk vuanin nga sëmundje të tjera shëndetësore.
“Ata gjithmonë thonin që kishin ardhur në botë së bashku dhe do të iknin së bashku. Nuk kam fjalë që të përshkruaj sa të veçanta ishin”, u shpreh Zoe për mediat e huaja.