Fjalë Kyçe

E dhimbshme/ I riu në Rugovë humbi jetën pasi ra në lumë

E dhimbshme/ I riu në Rugovë humbi jetën pasi ra në lumë

Një i ri nga Prishtina ka jetën sot në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi, derisa ishte duke u shëtitur me shokët e tij.

I riu ka rënë në lumë dhe ka humbur jetën, thanë për Sinjalin nga Policia.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 17:00, në kilometrin e shtatë të rrugës Pejë- Rugovë, mbi tunelin e dytë.

Nga Policia kanë bërë me dije në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca, Policia dhe Zjarrfikësit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka kontatuar mjeku në vendin ku ndodhi ngjarja.

Burimet kanë njoftuar se shokët e viktimës, të cilët ishin me të në momentin kritik, tashmë janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë për t’u intervistuar.