Fjalë Kyçe

E dhimbshme: Kjo është 28-vjeçarja nga Kamenica që u godit për vdekje nga vetura në Zvicër

E dhimbshme: Kjo është 28-vjeçarja nga Kamenica që u godit për vdekje nga vetura në Zvicër

Një rast tragjik që ka ndodhur në Cyrih të Zvicrës, ku një 28-vjeçare me prejardhje nga Kamenica, humbi jetën pasi u godit nga një makinë.

Bëhet e ditur se viktima është Fjoralba Kallaba, nga Rogana e Kamenicës.

Një familjar i saj, në Facebook ka shkruar se nuk ka fjalë që shpreh dhimbjen për humbjen e saj përcjell sinjali.

“Mbrëmë u shua një dritë kushërira ime Fjoralba Kallaba ndërroi jetë aksidentalisht mbrëmë në ZH Zvicër në moshën 28 vjeqare! Prehu në paqe o YLL , o e hareshmja jonë. Nuk kemi fjalë si familjarë të shprehim dhimbjen që kemi për ty o engjull…! Ngushëllime prindërve Bajrushit e Nerxhivanes, vëllezërve Migjenit, Luigjit, Flamurit të Fjoralbës si dhe gjithë familjarëve”, ka shkruar ai.