Fjalë Kyçe

E dhimbshme: Ky është 19 vjeçari që e vranë me thikë para banesës së tij në Gjilan

E dhimbshme: Ky është 19 vjeçari që e vranë me thikë para banesës së tij në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një person është gjetur i therur me thikë në rrugën “Gjon Sereqi”.

Burimet e Gazeta Metros brenda Prokurorisë në Gjilan, kanë treguar se Engjëll Smerqaku ka mbetur i vrarë nga therja me thikë para banesës së tij në Gjilan.

19 vjeçari është therur me thikë nga persona të panjohur në lagjen e njohur të Gjilanit “Bojanina”, ai është gjetur i lënduar rëndë nga Policia e Kosovës.

Smerqaku fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit e më pas për në QKUK. Pas pranimit në QKUK, 19 vjeçari ka vdekur pasi nuk ka mundur t’i mbijeton plagëve të rënda që ka marrë nga thika.

Pas pranimit në QKUK, 19 vjeçari ka vdekur pasi nuk ka mundur t’i mbijeton plagëve të rënda që ka marrë nga thika.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.