Ndërkohë që shumica prej nesh e kemi kaluar gjysmën e fëmijërisë duke gjetur mënyra për të shmangur shkollën, disa fëmijë të tjerë rrezikojnë jetën vetëm për t’u edukuar.
Prindërit në një fshat në Vietnam kalojnë ditë për ditë mes për mes një lumi vetëm për t’u siguruar që fëmijët të mos mungojnë në shkollë.
Banorët e fshatit Huoi Ha rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve duke i futur në qese të mëdha plastike e duke kaluar lumin e furishëm me not.
Gjatë stinës së thatë, fëmijët mund të kalojnë me anë të urave prej bambuje, por kur kthehen shirat, kalimi i rrjedhës kthehet në sfidë vdekjeprurëse.
Baballarët e fëmijëve që shkojnë në shkollë kanë ‘shpikur’ tashmë metodën e qeses plastike, ku futen të vegjlit dhe transportohen nga njëri krah i lumit në tjetrin, në mënyrë që të sigurohen që mos i marrë rryma.
Nguyen Minh Phu, kryetar i distriktit Muong Cha, thotë se metoda e qeses plastike është i zakonshëm në zonë, megjithatë ai këmbëngul se fshatarët e përdorin këtë metodë vetëm kur rryma është e fortë dhe është e pasigurt të kalohet mes urës./joq
https://www.youtube.com/watch?v=tYKAiIJeKEE