Dita e dielë do të na shfaq dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.
Sot do të marrë fund edhe xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në futboll, raporton lajmi.net.
Ferizaj do të jetë nikoqir i skuadrës së Vushtrrisë, skuadër kjo e cila është promovuar këtë edicion në Superligë.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00. Vendasit shihen favoritët në letër për tri pikët e këtij takimi.
Ndeshje interesante luhet edhe në kryeqytet, ku Dukagjini viziton skuadrën e Flamurtarit, raporton lajmi.net.
Edhe kjo ndeshje luhet në orarin e njëjtë. Vendasit pritet të marrin tri pikët para tifozëve të tyre, me Dukagjinin që duket sikur akoma nuk është adoptuar me futbollin e Superligës.