Gregg Garfield i kaloi në një spital në Kaliforni plotë 64 ditë, pasi që ishte infektuar me COVID-19 derisa kishte shkuar për të skijuar në alpet italiane në shkurt të këtij viti.
Simptomat filluan shpejt t’i bëhen më të theksuara dhe si rezultat i kësaj mjekët u detyruan ta fusin në respirator, ku e mbajtën për një muaj, transmeton Telegrafi.
Duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore të Garfield, mjekët i kishin dhënë vetëm një për qind gjasa që t’i mbijetojë coronavirusit.