Zhytësi Victor Vescovo në kuadër të ekspeditës Pesë thellësi për dokumentarin e Discoveryt ka hulumtuar fshetësitë e hullisë së fundit të detit Sunda, transmeton Gazeta Metro.
Por, ajo që kanë parë anëtarët e ekspedirës në thëllësinë prej 7,2 kilometrashm besohet në thellësinë më të madhe të oqeanit Indian, edhe ata më me përvojë i ka lënë pa frymë.
“Diçka të tillë kurrë më parë nuk kemi parë”, kanë komentuar zhytësit. Në fund ata kanë gjetur, sipas të gjitha gjasave, një lloj të ri të membranorëve. Këto kafshë në formë thesore jetojnë të përforcuara në fund të detit, por jo edhe kjo krijesë, të cilën ata ende nuk dinë si ta quajnë.
“Meqë fundi i detit këtu është sizmik dhe kafsha rrezikon të mbulohet nga dheu, sigurisht u është përshtatur kushteve dhe është ngritur mbi fundin e detit e varur në tentakule”, ka thënë Alan Jamieson, shef i ekspeditës. Membranori i tyre duket si balon i varur në pe.