Një video e pazakontë është publikuar nga JOQ Albania.
Në video shihet një grua duke goditur me shpullë një burrë, në ambientet e brendshme të një lokali.
Qytetari që e ka dërguar shprehet se gruaja ka gjetur të dehur burrin e saj në lokal.
Pasi mësoi që ai ishte “tapë”, gruaja nisi ta godasë disa herë me shpulla në fytyrë.
Ndonëse në lokal burri ndodhej me të njohurit e tij, kjo gjë s’e ka ndalur gruan që ta “zhdëpë në dru”.
Siç shihet dhe në video, burri nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa disa nga personat e pranishëm në lokal kanë nisur të qeshin nga skena e pazakontë.
Videoja është filmuar në një lokal në qytetin e Burrelit.
https://youtu.be/LOh4MqhfVCs