Fjalë Kyçe

E godet me revole në kokë, një vit burg për sulmuesin

E godet me revole në kokë, një vit burg për sulmuesin

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar sot me një vit heqje lirie të akuzuarin R. H. pasi që ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

R.H. më 22 korrik 2021, rreth orës 00:40, në diskotekën “Stop” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje, ka goditur me revole në kokë L. B., dhe më pas e grushton në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse, me ç’rast i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ky i fundit do të vuajë dënimin pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.